Kurti përkujton Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn: “Pa ta nuk do ta kishim luftën çlirimtare”

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, të cilët u vranë më 9 maj 1998 në një pritë gjatë një misioni furnizimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi kontributin jetik të Konushevcit në logjistikën dhe furnizimin me armatim për UÇK-në në një kohë kur kjo e fundit përballej me një armik shumë më të pajisur. Ai kujtoi me nderim përpjekjen e fundit të tij, kur u plagos rëndë në një pritë ndërsa transportonte municion për UÇK-në, dhe sakrificën e Dr. Hazir Malajt, i cili tentoi ta shpëtonte duke e bartur mbi supe përmes maleve, por të dy u vranë mizorisht dhe trupat u hodhën nga një urë

banner

“Kur kujtojmë dëshmorët e kombit, heronjtë tanë të cilët kanë punuar aq shumë në vitet e ‘90-ta në mënyrë që të mund të luftojmë siç duhet në vitet 1998-’99, padyshim që duhet ta kujtojmë edhe faktin se kishim luftëtarë çlirimtarë edhe para luftës çlirimtare. Ilir Konushevci – Mërgimi ishte i tillë”, shkroi Kurti.

Ai bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe familjarë të dëshmorëve bëri homazhe te varret e tyre, duke theksuar se pa njerëz si Iliri dhe Haziri nuk do të ishte e mundur lufta çlirimtare dhe, rrjedhimisht, as liria dhe shteti i Kosovës.

“Lavdi Ilir Konushevcit – Mërgimit, Dr. Hazir Malaj dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!”, përfundoi Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy