Marrëveshjet e Serbisë me Rusinë, Krasniqi: Kjo aleancë është armiqësore ndaj Kosovës

by Nexhat

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar vizitën e presidentit serb në Rusi dhe nënshkrimin e marrëveshjeve në mes të dy vendeve.

Ai ka bërë me dije se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve dëshmon për konsolidimin e kësaj aleance.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo aleancë është armiqësore ndaj Kosovës.

“Nënshkrimi i sotëm i 2o marrëveshjeve, përfshirë edhe atë për “partneritetin e gjithmbarshëm strategjik” ndërmjet Rusisë e Kinës, deklarata e përbashkët antiamerikane, takimet e Vuçiqit me Putinin e Si Gjingpingun, dëshmojnë për konsolidimin e një aleance, e cila ndaj nesh është armiqësore. Efektet e saj do të shihen më vonë, por e sigurt është se nëse kjo aleancë bëhet fitimtare, ne shqiptarët do t’i kemi punët shumë keq. E pakta që mund të bëjmë është ta dimë se çka po bëjnë armiqtë tanë”, ka shkruar Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy