Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

by Nexhat

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj heshtjes institucionale përballë rasteve në rritje të dhunës dhe vrasjeve në familje, duke vënë në pah mungesën e veprimit nga ana e Koordinatores Kombëtare kundër Dhunës në Familje – një rol që thotë se ushtrohet nga Ministrja e Drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka ngritur shqetësimin për atë që e quan heshtje “vrastare” të institucioneve, teksa çdo ditë raportohen raste të dhunës në familje e, madje, edhe vrasje. Ky reagim i tij vjen pas vdekjes së një 34-vjeçari në Prishtinë, i cili dyshohet se fillimisht plagosi gruan, pastaj vrau veten.

banner

A din kush me tregu se cili është roli i Koordinatorit Kombëtar kundër Dhunës në familje? Vrasje në familje, dhunë në familje për çdo ditë, kurse Ministrja e Drejtësisë që e ushtron këtë rol në heshtje vrastare,” shkroi ai.

Miftaraj ka kritikuar ashpër qeveritarët, duke i akuzuar se pushtetin e shfrytëzojnë vetëm për përfitime personale dhe privilegje, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve.

“Ky shtet është pa Zot shtëpie. Qeveritarët i ushtrojnë pozitat e tyre vetëm në raport me përfitimet dhe privilegjet që ua ofron pushteti,” vijon reagimi.

Ai thekson se kur dështojnë të gjitha hallkat e sistemit të sigurisë dhe drejtësisë, dhe mungon vullneti politik për të vepruar, atëherë dhuna në familje kthehet thjesht në statistika.

“Llogaridhënia dhe përgjegjësia kanë vdekur në Kosovë,” përfundon Miftaraj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy