Milani ka triumfuar 3-1 përballë Bolognas në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se të dyja ekipet kishin raste serioze për të shënuar.
Mirëpo, në minutën e 49-të, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet Orsolinit, duke befasuar Rossonerët.
Por, Milani u kundërpërgjigj me anë të Santiago Gimenez, që shënoi në minutën e 73-të me një asistim të Christian Pulisic.
Gjashtë minuta më vonë, Pulisic shënoi golin e fitores për vendasit, duke kaluar në rolin e heroit.
Fitoren e kuqezinjve e vulosi Gimenez (90+3′), duke realizuar golin e dytë personal në këtë takim.
Pas javës së 36-të, dy xhiro pa përfunduar sezoni, Milani është në vendin e tetë me 60 pikë, ndërsa në xhiron e 37-të takohen me Romën.