Presidentja Osmani në Ditën e Evropës: Të hiqen masat ndaj Kosovës, të ndalen politikat akomoduese ndaj Serbisë

by Nexhat

Me rastin e Ditës së Evropës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e vlerave themelore që ndajnë Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian: demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

“Në Ditën e Evropës, reflektojmë mbi vlerat që qëndrojnë në themel të Republikës sonë dhe të Bashkimit Evropian: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Këto vlera kanë qenë dhe mbeten udhërrëfyes në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e përditshëm të shtetit tonë”, thuhet në deklaratën e saj.

banner

Presidentja theksoi se kjo ditë është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të popullit të Kosovës për t’i përqafuar këto vlera evropiane, pavarësisht sfidave dhe padrejtësive që e kanë shoqëruar procesin e integrimit

Në këtë kuadër, Osmani kërkoi me forcë heqjen e masave të padrejta të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës dhe kritikoi mungesën e reagimit serioz ndaj politikave destabilizuese të Serbisë.

“Ai që sot po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë është Putini, tek i cili Vuçiq vendosi ta shënojë Ditën e Evropës. Kjo është një dëshmi më shumë për orientimin e Serbisë dhe nevojën që BE-ja të ndalë politikat akomoduese ndaj saj”, theksoi ajo.

Presidentja përfundoi duke rikujtuar se nëse vërtet duam një Evropë të lirë, të bashkuar dhe të plotë, atëherë është koha që populli më pro-evropian në kontinent të mos ndëshkohet më, por të trajtohet me dinjitet dhe drejtësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy