Ardon Jashari është në listën e disa klubeve të mëdha evropiane. Por shansin më të madh për ta transferuar Jasharin në verë e ka gjiganti francez, Paris Saint-Germain, shkruan “Het Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha në Belgjikë.
Sipas mediave belge, PSG së shpejti do t’i bëjë një ofertë Club Brugge për Jasharin.
“Drejtori sportiv Luis Campos e ka ndjekur me vëmendje Ardonin. Ai ka mbetur i impresionuar me cilësitë e Jasharit. Bisedimet konkrete nuk kanë filluar, por PSG-ja do ta bëjë shumë shpejt”, shkruan faqja belge.
Mesfushori 22-vjeçar fitoi Kupën e Belgjikës me Club Brugge. Ai iu bashkua skuadrës belge verën e kaluar nga Lucerni për 6 milionë euro. Por belgët shpresojnë ta shesin për 30 milionë euro.
Jashari ka kontratë me Club Brugge deri në vitin 2029.