Putini propagandon në 80 vjetorin e “Ditës së Fitores”: E gjithë shoqëria dhe populli e mbështesin “operacionin special” në Ukrainë

by Nexhat

Në shënimin e 80 vjetorit të humbjes së Gjermanisë naziste, trupat ruse e kineze kanë marshuar bashkë në Sheshin e Kuq të Moskës.

Pas disa festimeve më të reduktuara dhe me më pak mysafirë gjatë viteve të kaluara, këtë të premtë Vladimir Putin foli para një parade të madhe ushtarake.

banner

“Bashkimi Sovjetik mori përsipër goditjet më të egra dhe të pamëshirshme të armikut”, tha presidenti rus për fitoren ndaj Gjermanisë naziste, përpara se të vazhdonte fjalën për pushtimin e Ukrainës.

“E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. I gjithë vendi, shoqëria dhe populli mbështesin pjesëmarrësit e operacionit të posaçëm ushtarak”, është shprehur Putin, duke përdorur termin e preferuar të Kremlinit për të përshkruar luftën.

Raportohet se parada e këtij viti ka mirëpritur numrin më të lartë të krerëve të huaj që nga viti 2015 – të paktën 27 – përfshirë udhëheqësit e Brazilit, Sllovakisë dhe Serbisë, me Moskën që e paraqiti pjesëmarrjen si provë se nuk është e izoluar, madje edhe katër vjet pas fillimit të luftës së saj në Ukrainë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy