Qeveria në dorëheqje mirëpret kërkesën e PE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës

by informim peje

Bashkimi Evropian nuk bëri të ditur nëse do ta marrë parasysh kërkesën e Parlamentit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe as se çfarë hapash shtesë duhet ndërmerr Kosova që të bëhet ky veprim.

Por Qeveria në dorëheqje e Kosovës tha se masat po mbahen padrejtësisht dhe se të njëjtat duhet të hiqen sa më parë.

banner

“E mirëpresim qëndrimin e shprehur nga Parlamenti Evropian në lidhje me masat ndaj Kosovës në raportin e tyre të fundit, ku kërkohet largimi i menjëhershëm i masave të Bashkimit Evropian ndaj vendit tonë. Kjo kërkesë i shtohet atyre paraprake të shumta nga vetë Parlamenti Evropian por edhe rekomandimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrel për largimin e tyre. Ritheksojmë se mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese ndaj Kosovës mbetet e padrejtë. Ato duhet të hiqen sa më parë, gjersa u vendosën padrejtësisht, dhe po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht”, tha Kadiu për RTV21.

Një ditë më parë parlamenti Evropian miratoi raportin në të cilin ndër të tjera kërkohet heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese ndaj Kosovës duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të panevojshme që nga vendosja e tyre.

Në qershor të vitit të kaluar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave për Kosovën por disa vende anëtare të unionit nuk e kanë mbështetur heqjen e tyre.

Në Grupin për Studime Juridike dhe Politike nuk presin lëvizje pozitive për heqjen e masave pa lobim aktiv të institucioneve të Kosovës tek ato vende që kanë shprehur skepticizëm.

“Raporti ka peshë më shumë simbolike. Institucionet duhet te lobojnë më shumë për hejqen e masave sidomos tek vendet anëtarë qe po bëjnë pengesa …..pengesa vie nga Hungaria Franca… Të behet lobim aktiv dhe këtë s/mund ta kemi përderisa s’kemi qeveri dhe kuvend funksional. Masat kane ndikuar negativisht dhe padyshim se dëmton reputacionin ndërkombëtar”

Muajin e ardhshëm bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe deri më tani vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme duke u bllokuar një numër projektesh të parapara për komunat e Kosovës.

Në Asociacionin e Komunave thonë se ndër komunat më të prekura nga masat është kryeqyteti por jo vetëm.

“Shumë komuna kanë pësuar dhe do të pësojmë sepse këto masa po shihet se njëherë për njëherë nuk janë në agjendë të BE-së që të largohen janë rreth 300 milionë euro që kanë qenë të dedikuara për Kosovën. Shumica absolute e atyre mjeteve do të investoheshin në komuna për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ka pasur të ndërtohen disa fabrika për trajtimin e ujërave të zeza me këto mjete gjithashtu bujqësia ka qenë e planifikuar të përkrahet nga fondet e BE-së, kemi edhe shumë projekte në investime kapitale që do ë ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por përveç këtyre shumë projekte janë ndaluar që kanë pasur të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal por edhe tek rasti i menaxhimit të mbeturinave, riciklimi i tyre…..dëmet qe komunat i kane përjetuar përgjatë këtyre dy viteve janë me dhjetëra miliona euro. Shpresojmë që këto masa të hiqen sa më parë. Kemi Prishtinën ku është planifikuar impianti për trajtimin ujerave të zeza gjithashtu edhe në Prizren… Në Ferizaj ka probleme sa i përket mos heqjes së masave….”, tha Ibrahimi.

Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit 2023 pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. /RTV21

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy