Rrahja në sheshin e Podujevës, policia: Dy persona u shoqëruan në stacion, njëri me lëndime

by Nexhat

Sot në mesditë një përleshje ka ndodhur në mes disa personave. Për këtë dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, njëri prej tyre me lëndime meqë ishte përfshirë në rrahje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

banner

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në Sheshin e qytetit  në Podujevë.  Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast”.

Ahmeti tha se aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy