Sindikata e Re e KEK-ut ka thënë se punëtorët aty kanë punë të rëndë dhe paga të ulëta.
Në një postim në Facebook kjo sindikatë ka bërë të ditur se do të kërkojnë drejtësi.
“Punë e rëndë, pagë për mbijetesë! Puna e rëndë e punëtorëve të KEK-ut, që prodhojnë energji për vendin, është jetike për të gjithë ne. Por derisa ata punojnë me sakrifica çdo ditë, me pagë që mezi mbulon nevojat bazike të jetës, milionerët e KEDS-it po pasurohen nga puna e tyre”.
“Ky është realiteti i hidhur i punëtorëve tanë! Paga për mbijetesë për ata që prodhojnë jetën dhe mirëqenien, ndërsa fitimet shkojnë tek ata që përfitojnë pa mund! Ne nuk do të heshtim! Kërkojmë drejtësi, paga të dinjitetshme dhe kushte më të mira pune për të gjithë punëtorët e KEK-ut!”, thuhet në reagim.