39
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 15:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Telegrafin, se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti