Një person është therur me thikë sonte në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti është raportuar rreth orës 22:00, ndërsa është arrestuar një person i dyshuar.
“Sot rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar,” tha Ahmeti për mediat.