Viktima te Rruga B është stilisti i njohur kosovar

by informim peje

Një burrë dyshohet se ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka qëlluar me thikë edhe veten. Nga plagët e shkaktuara vetës, burri ka vdekur.

Merret vesh se personi që u gjet i vdekur është stilisti i njohur kosovar Festim Isufi.

banner

Isufi fillimisht dyshohet se qëlloi gruan e tij një Tiktokere e njohur. Ngjarja nisi te një Klinikë Dentare në Prishtinë. Pa sulmit ndaj gruas, i njëjti dyshohet se i shkaktoi plagë vdekjeprurëse edhe vetes. Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në rrugën B.

Festim Isufi ka qenë dizajneri i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris, në Ritz Paris, në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre dizajneret me të famshëm botëror.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor.”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy