Milan gati ti bëjë ofertë afatgjate Man Cityt për Kyle Walker

by jonzefaj

Kyle Walker po kalon këtë gjysmë-sezoni në Serie A, te Milani.

Dhe duket që anglezi pritet të qëndrojë në San Siro, thuhet në njoftim. Walker e ka kaluar gjysmën e dytë të sezonit si huazim në Itali, por pikëpyetjet kanë mbetur në lidhje me të ardhmen e tij afatgjatë.

banner

34-vjeçari ka edhe një vit në kontratën e tij me Cityn dhe e gjeti veten në periferi nën drejtimin e Pep Guardiolës në gjysmën e parë të sezonit.

Ai ka qenë titullar i rregullt për Rossonerët kur është në formë, megjithëse është rikthyer kohët e fundit pas një frakture në krah.

Sipas raportimeve në Itali (përmes Sport Witness ), Milani beson se një ofertë prej 3 milionë funtesh do të jetë e mjaftueshme për yllin e Anglisë.

City shtoi opsione për mbrojtësin e djathtë në janar, me Abdukodir Khusanov, lojtarin prej 34 milionë funtesh, që alternonte midis të djathtës dhe mesit të katërshes së mbrojtjes, dhe Walker duket se është i tepërt për t’i përmbushur kërkesat.

Walker, me “Rossonerët” ka bërë 15 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe ka mundësinë që të fitojë trofeun e parë me Milanin, pasi janë në finale të Kupës së Italisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy