Vdes njëri nga shoferët e kamionit në aksidentin në Komoran – rasti nën hetim

by informim peje

Ka vdekur njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar gjatë ditës së djeshme në Komoran.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, edhe Policia e Kosoves.

banner

“Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij”, thanë nga policia.

Derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit tjetër.

Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy