Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte

by Nexhat

Numri i bagëtive dhe njëkohësisht i blegtorëve në komunën e Dragashit po zvogëlohet çdo vit. Mërgimi dhe shpallja park nacional e tokave në këtë komunë, ka bërë që të minimizohet interesimi për t`u marrë me këtë degë, me të cilën tradicionalisht janë marrë banorët e Opojës.

Treva e Opojës së Dragashit ofron shumë mundësi për mbarështimin e blegtorisë. Por nga viti në vit, numri i blegtorëve po bie në këtë zonë e cila tradicionalisht është marrë me blegtori. Dimri i gjatë është mjaft i vështirë për tu kujdesur për bagëtinë, thotë blegtori Milazim Sylejmani.

banner

“Mirë, tregu është shumë mirë, por puna e subvencioneve të shtetit është pak jashtë dore e lën, na vyen pak ma shumë me bë ndarjen se nuk jemi ne sikur në komunën e Prizrenit apo të Rahovecit, atje dimrat janë të lehtë, atje dimrat janë gjashtëmujor, na vyejnë subvencionet me kenë më ta mira, më ta larta, sepse gjashtë muaj ditë këtu dimër e kemi”, thotë Sylejmani.

Jo rrallë, importi i produkteve blegtorale konkurron prodhimin vendorë, i cili nuk ka këto vlera, thotë Adil Hajredini.

” Ky zanat është i vështirë, sepse është gjithmonë konkurrenca e këtyre tjerëve, hyjnë prej Serbisë, prej Bosnjës, Bullgaria shtinë, produkti jonë natyra është, vetë po e shihni, një muaj rrimë këtu, pastaj dalim në bjeshkë atje”, thotë Hajredini.

Nga zonat e thella të Shqipërisë , që kufizohen me Kosovën, kanë gjetur punë adhuruesit e blegtorisë. Halil Disha nga Novosej dhe Fitim Krasniqi nga Orqikla, tashmë janë ambientuar në Opojë dhe kujdesen për tufa të bagëtive të këtyre anëve.

“Bagëtinë e dua me shpirti, me këtë zanat jam rrit, kam pas bagëti, si ikëm në 2004 ramë poshtë i shitëm krejt, e tash mirë po kaloj, Bresana ka kullota të mira”, thotë Disha.

“Në mëngjes zgjohem në 5 të sabahut, i laj, ua qes tagjinë e i mjelë, haj bukë e i lëshoj pastaj lopët. Ne të Shqipërisë kemi inat se kush i kullot më shumë lopët. Dua me bë tufën time, me gjet nji punëtor me shkua me ta e unë me puna këtu, e atë tjetrin me e pagua unë, nuk po ka, të rinjtë kanë ik jashtë shtetit, Greqi, Mal të zi, Itali e Zvicër, krejt kanë ik”, thotë Krasniqi.

Numri i vogël i blegtorisë në Dragash po bie edhe për shkak se kjo zonë është “Park Nacional” dhe po e bën të pamundur investimin, pasi këto prona menaxhohen nga AKP thotë kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini.

“Ka shumë investitor që vijnë me investua këtu, për zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë, kemi edhe projekte për të ndërtua fabrikë të qumështit, por, mirëpo ne nuk kemi, sepse të gjithë që vijnë kërkojnë që të kenë së paku 30 hektarë tokë, për zhvillimin e blegtorisë, mirëpo aktualisht nuk kemi në pronësi tokë me ju dhënë investitorëve dhe ata kthehen prapë”, thotë Xheladini.

Vetëm pak vite më parë, Opoja ka pas shumë bagëti, vetëm Bresana numëronte 600 krerë lopë, 300 krerë kuaj, e mijëra bagëti të imta, pohojnë banorët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy