Hendboll, Prishtina mbetet në Superligë

by Nexhat

Skuadra e hendbollit të femrave, Prishtina, do të vazhdojë të garojë në elitën e hendbollit kosovar edhe në sezonin e ardhshëm.

Kryeqytetaset kanë fituar bindshëm ndeshjen e “play out” ndaj Dukagjinit të Klinës, me rezultat 41:23, duke siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës.

banner

Ndeshja është zhvilluar të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Te Prishtina më e mira ka qenë Ermira Berisha me tetë gola, ndërsa Angelika Luberecka ka kontribuar me shtatë.

Në anën tjetër, për Dukagjinin më efikaset kanë qenë Rina Bashota me shtatë gola dhe Rita Hasanaj me gjashtë.

Dukagjini që e ka përfunduar sezonin si i dyti në Ligën e Parë, do të vazhdojë të garojë në këtë kategori edhe në edicionin e ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy