Krasniqi: Në këtë krizë, presidentja mund ta marrë një rol, PDK do të marrë pjesë në çfarëdo takimi për zhbllokimin e situatës

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se presidentja Vjosa Osmani do të duhej t’i mblidhte përfaqësuesit e partive politike në një tryezë për të gjetur një rrugëdalje nga kriza institucionale.

Krasniqi tha se “ajo ka mandat legjitim” për ta bërë këtë.

banner

“Ne s’kemi as kryeministër legjitim, s’kemi as kryetar Kuvendi, e kemi vetëm presidenten që është në mandatin e saj”, tha ai.

“Në këtë krizë, po besoj që presidentja mund të marrë një rol, të paktën ndoshta për ta organizuar atë tryezë që e kemi hamendësuar edhe ne”, tha Krasniqi.

Ai tha se “i takon asaj të vendosë kur”.

“Partia Demokratike e Kosovës, ju e dini që në çfarëdo takimi për zhbllokimin e situatës do të marrë pjesë”, tha Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy