Newcastle United ka marrë fitore të madhe ndaj Chelseat 2-0 në një ndeshje ku vlente shumë fitorja për një vend që i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve.
Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen, kur në minutën e dytë realizuan gol përmes Sandro Tonalit për 1-0.
Edhe më vështirë u bë për Chelsean, kur në minutën e 36-të sulmuesi Nicolas Jackson u ndëshkua me karton të kuq.
45 minutat e para u mbyllën me epërsinë minimale të vendasve 1-0.
Edhe pjesa e dytë i takoi vendasve të cilët krijuan më shumë mundësi, por edhe londinezët krijuan disa raste, por pa sukses.
Krejt në fund të ndeshjes Newcastle United realizoi edhe golin e dytë, me Bruno Guimaraes që realizoi për rezultatin përfundimtar 2-0
Me këtë fitore Newcastle United ngritët në pozitën e tretë në tabelë me 66 pikë, derisa Chelsea mbetet në vendin e pestë me 63 sosh.
Ndeshjen e radhës Newcastle do të luaj në udhëtim te Newcastle United, derisa Chelsea përballet me Manchester United.