44
Policia ka njoftuar se dje një grua ishte pranuar në spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES- Pejë / 10.05.2025 –16:30. Raportohet se sipas ekipit mjekësor viktima femër/kosovare ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion . Rasti është duke u hetuar.”