Sala Jashari e frustruar me dështimet e seancave konstituive të Kuvendit

by Nexhat

Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, ka komentuar mbi situatën e cila po ndodh tash e 14-të herë në Kuvendin e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo thotë se si deputete ndjen frustrim që nuk mund të ndërhyjë në një process që po dëmton seriozitetin e institucionit.

banner

“Pas kaq shumë dështimesh për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, është bërë e qartë: Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për Kryetare të Kuvendit. Si deputete, ndjej frustrim që nuk mund të ndërhyj në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit.”, ka shkruar Jashari.

Tutje, ajo thotë se për të është parimore të respektojë rregullat dhe procedurat e Kuvendit, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Fatkeqësisht, këtë standard nuk po e mban udhëheqësi aktual i seancave. Respekti për institucionet nuk tregohet me fjalë, por me vepra”, përfundoi deputetja,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy