Vazhdon lufta për vendin e tretë dhe mbjitesë, Dukagjini fiton ndaj Dritës, Ballkani mposht Ferizajn – Suhareka fiton ndaj Llapit

by Nexhat

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan befasitë e mëdha.  

Ferizaj ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2.  Ndeshja nisi më mirë për Ferizajn që kaluan të parët në epërsi me golin e Valmir Nafiut për 1-0. Ballkani u rikthye falë brazilianëve, ku fillimisht Giovanni barazoi shifrat në 1-1, para se i njëjti futbollist të asistoj te Queven për 1-2. Në pjesën e dytë Valentin Serebe realizoi për 1-3. Ferizaj nuk u dorëzua dhe Betim Haxhimusa në minutën e 80-të ngushtoi epërsinë e suharekasve në 2-3.  

banner

Suhareka ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 4-2.  Suhareka e nisi fuqishëm ndeshjen, duke realizuar që në rastin e parë të takimit. Ishte Jakup Berisha që shënoi në minutën e dytë për 1-0. Por nuk vonoi shumë Arianit Hasani barazoi shifrat në 1-1.  Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Mevlan Zeka i cili shënoi për 2-1 në të mirë të vendasve. Në pjesën e dytë ishte ishte sërish Mevlan Zeka që shënon për 3-1, ndërsa Ardit Tahiri shënoi për 3-2.  Por Mavlan Zeka kompletoi het-trikun për 4-2.

Gjilani fitoi si mysafir i Prishtinës me rezultat 2-1, duke u afruar me pozitën e tretë.   Gjilani e nisi më mirë ndeshje, duke shënuar që në start me golin e Edison Kqikut.  Me të filluar pjesa e dytë Alex Gnapi barazoi shifrat për Prishtinën në 1-1. Jarovic shënoi golin e fitore në minutën e 81-të për Gjilanin. 

Malisheva ka marr tri pikë ndaj Feronikelit 74 me një fitore të ngushtë prej 1-0.   Feronikeli 74 fitoi penallti në pjesën e parë, por Leart Zekoli nuk ishte i saktë. Në pjesën e dytë, Malisheva arriti të marr epërsinë me golin e shënuar nga Valmir Berisha.  

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani në këtë takim iu dha hapësira shumë lojtarëve të rinj si Meris Maliqi, Engjëll Sylejmani, Erion Ramushi e Adnis Pacolli.   Megjithatë ishin mysafirët që triumfuan, pasi në minutën e 77-të fituan një penallti të cilën Hekuran Berisha e realizoi për 0-1. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy