Alonso i bën të qartë Perezit se duhen dy transferime para Kupës së Botës për klube

by Nexhat

Xabi Alonso do të marrë drejtimin e Real Madridit para Kupës së Botës për Klube, turne që pritet të zhvillohet në qershor. Klubi është i vendosur të fitojë trofeun dhe të nisë epokën e re Alonson.

Trajneri i ri ka vendosur qartë objektivat e tij dhe ka informuar drejtuesit e klubit se nevojiten përforcime të rëndësishme për të qenë konkurrues në të gjitha frontet.

banner

Pas afrimit të Trent Alexander-Arnold, Alonso ka kërkuar edhe një mbrojtës të majtë dhe një qendërmbrojtës të ri për të plotësuar boshllëqet në skuadër.

Raportimet nga Spanja thonë se Real Madridi ka pranuar kërkesat e trajnerit dhe tashmë është në lëvizje për të finalizuar marrëveshjet

Ndryshimet në klub po ndodhin paralelisht me përgatitjet për largimin e Carlo Ancelottit, i cili do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit pas përfundimit të sezonit

Alonso shihet si figura ideale për të udhëhequr një projekt të ri me Real Madridin, duke sjellë freski dhe ide moderne në stol.

Skuadra kërkon të bëjë një paraqitje të fortë në Kupën e Botës për Klube dhe të nisë epokën e Xabi Alonsos me një trofe të rëndësishëm ndërkombëtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy