Atalanta mposht Romën, siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

by Nexhat

Atalanta ka triumfuar ndaj Romës në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A me rezultat 2-1 për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja nisi më mirë me skuadrën vendase që vetëm pas nëntë minutave lojë kaluan në epërsi

banner

Charles De Ketelaere asistoi te Ademola Lookman i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Megjithatë mysafirët nga kryeqyteti italian arritën të barazonin rezultatin në minutën e 32-të, kur Matias Soule asistoi te Bryan Cristante i cili barazoi shifrat në 1-1.

45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultatin baras 1-1.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë e zjarrtë me dy skuadrat që krijuan raste të mira shënimi.

E zëvendësuesi Ibrahim Sulemana doli të jetë vendimtar për vendasit, duke shënuar në minutën e 76-të një gol të bukur nga distanca për 2-1

Deri në fund përkundër përpjekjeve të mysafirëve gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll 2-1 për Atalantën.

Atalanta tanimë blindon pozitën e tretë në tabelë me 71 pikë, derisa Roma mbetet e gjashta në tabelë me 63 sosh.

Ndeshjen e radhës Atalanta e zhvillon në udhëtim te Genoa, derisa Roma në Olimpico pret Milanin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy