Analisti Dibran Hoxha deklaron se Shqipëria është vend i korruptuar dhe njëkohësisht i paradokseve.
“Në Shqipëri nuk ka vullnet të lirë, Shqipëria është vend thellësisht i korruptuar dhe Edi Rama e ka këtë përgjegjësi. Në bazë të aferave korruptive, Erion Velijaj është në burg, drejtorët e tij janë në burg etj”, tha Hoxha, transmeton Express.
“Lideri është i paprekshëm”, tha ai për Ramën.
Ai tha se Shqipëria është vend i paradokseve. Sipas tij “kullat në Tiranë – që smunden me i ble njerëzit me banu. Ki korrupsion e oligarki, thellësisht që e kontrollon çdo pore të jetës atje”, tha Hoxha.
Ai tha se 400 mijë veta e kanë lëshuar Shqipërinë dhe popullësia është në plakje.