Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

by Nexhat

Teksa procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Tiranës, të dhënat e deritanishme tregojnë një rënie të ndjeshme të mundësive që Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, aktualisht në paraburgim, të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e ri.

Me rreth 30% të kutive të votimit të numëruara në qarkun e Tiranës, Partia Demokratike dhe ASHM ka siguruar 14 mandate, duke përfshirë 12 emrat e listës së mbyllur dhe dy të tjerë që pritet të përcaktohen nga lista e hapur përmes votës preferenciale.

banner

Sipas të dhënave zyrtare, në zonën e Vorës ku u zhvillua dhe numërim elektronik, Ilir Meta ka marrë vetëm 94 vota preferenciale, duke u renditur i 11-ti në listë, ndërsa në Njësinë nr. 10 ai ka marrë 246 vota, duke u renditur i treti.

Nëse ky trend vazhdon në pjesën e mbetur të kutive duket se karriera parlamentare e Metës do të ndërpritet për herë të parë pas dekadash në politikën shqiptare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy