Mitrovica kampione e Superligës së femrave për herë të gjashtë

by Nexhat

KFF Mitrovica ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e saj, duke fituar titullin e kampionit në Superligën e femrave për edicionin 2024/25.

Ky sukses u vulos të hënën në ndeshjen vendimtare të zhvilluar në Klinë kundër rivalit direkt për titull, KFF Dukagjini. Vajzat mitrovicase triumfuan me rezultat minimal 1:0, falë golit të realizuar nga Aurora Mulliqi në minutën e 28-të.

banner

Me këtë fitore, KFF Mitrovica e përfundoi kampionatin në pozitën e parë, me 53 pikë, një më shumë se Dukagjini që e kryesonte renditjen deri para kësaj ndeshjeje.

Kësisoj, klubi mitrovicas fitoi titullin e gjashtë në histori, duke dëshmuar edhe njëherë se mbetet ndër shtyllat kryesore të futbollit të femrave në vend.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka përgëzuar klubin për këtë arritje, duke theksuar:

“Urime KFF Mitrovica për fitimin e titullit të kampionit në Superligën e femrave dhe për arritjen e titullit të gjashtë në historinë e klubit. Ky sukses i madh është dëshmi e karakterit, përkushtimit të jashtëzakonshëm të futbollisteve, stafit teknik dhe gjithë klubit”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy