OSBE/ODIHR për zgjedhjet: PS përfitoi nga përdorimi i administratës

by Nexhat

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi gjetjet e raportit paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Përfaqësuesja e misionit deklaroi se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe ishin konkurruese, por rreshtoi edhe problematikat.

banner

“Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale, megjithatë u mbajtën në një klimë tejet të polarizuar. Kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Vota e diasporës, që u zhvillua për herë të parë, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe miratimit me vonesë. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë. Pati edhe raste pretendimesh për presione ndaj zgjedhësve”, thanë nga OSBE-ODIHR, shkruan A2 CNN.

Kritika pati edhe për fushatën “online”, ku OSBE/ODIHR tha se nuk kishte një autoritet për të kontrolluar “content”-in manipulativ dhe të dëmshëm

Pati incidente intimidimi dhe transparence edhe në numërimin e votave. Votuesit nuk patën mundësi që të dëgjonin “rrahje” idesh politike dhe fushata u përqëndrua në sulmet personale, sidomos nga udhëheqësit politikë të partive kryesore. Vendi meriton politikë konstruktive.

Zgjedhjet ishin të qeta dhe të suksesshme, por ka vend për përmirësim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy