Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është në rrugë drejt një mandati të katërt të paprecedentë si Kryeministër, pasi rezultatet e pjesshme treguan se Partia e tij Socialiste ka një epërsi komanduese në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Partia Socialiste fitoi 53% të votave me 30% të votave të numëruara, sipas rezultateve të komisionit zgjedhor, shumë përpara Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila kishte 34%.
Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013, është favorit për të fituar, i përforcuar pjesërisht nga një rrjet me ndikim i ndërtuar mbi 12 vjet në pushtet, një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një imazh kryesisht popullor jashtë vendit.
Nëse udhëheqja (në rezultate) vazhdon,kjo do t’i japë Ramës katër vjet të tjera për të vazhduar misionin e tij për ta çuar vendin ballkanik në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, një premtim që ai e përqendroi fushatën e tij, por që disa ekspertët besojnë se kjo është tepër optimiste.
Po ashtu fitorja do të dëshmonte gjithashtu popullaritetin e Ramës në vend pas një mandati të tretë të trazuar pas një goditje të perceptuar ndaj opozitës, duke përfshirë Berishën, dhe një sërë skandalesh korrupsioni.
“Fituesi është ai që pritej”, tha pensionisti Haxhi Koleci. “Ata kanë bërë një punë të mirë deri më tani, ne kemi ecur shumë përpara nga ku ishim në vitin 2013”.
Rreth 200,000 shqiptarë që jetojnë jashtë votuan të dielën, hera e parë që diaspora përfshihet në proces. Rezultatet e plota priten të hënën ose të martën.