Sopjani: Ekstremizmi fetar në Kosovë, kërcënim për rendin kushtetues

by Nexhat

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka ngritur alarmin për përpjekjet e vazhdueshme të shteteve jo-miqësore ndaj Kosovës, të cilat përmes shërbimeve të tyre të inteligjencës po tentojnë të dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës.

“Shtete jo-miqësore çdo ditë punojnë me njerëz në terren për prishjen e imazhit të Kosovës.

banner

Dy nga targetet kryesore janë ekstremizmi fetar dhe njollosja e luftës së UÇK-së,” deklaroi Sopjani në emisionin “Debat Plus”.

Sipas tij, qëllimi i këtyre veprimeve është që Kosova të paraqitet si një vend kundër vlerave demokratike dhe të përçahet nga brenda, përfshirë edhe nxitjen e përçarjeve fetare që prej përfundimit të luftës.

Megjithatë, ai thekson se AKI po tregohet e suksesshme dhe në krye të detyrës, duke mbledhur informacione edhe nga jashtë territorit të Kosovës, ndonëse nuk operon fizikisht jashtë vendit

“Çdo ekstremizëm është i rrezikshëm. Ekstremizmi fetar në parim është kundër rendit kushtetues”, përfundoi Sopjani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy