Vdekje e dyshimtë në Prizren: Tre persona arrestohen për shitje të paautorizuar të armëve

by informim peje

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit u ndaluan për 48 orë, nën dyshimin për shitje të paatuorizuar të armëve.

banner

Arrestimi i tyre erdhi pasi vdiq i riu, që dyshohet se e pësoi nga një armë zjarri ilegale.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar hetimi, në drejtim të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që në kundërshtim të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon, këmben, ndërmjetëson ose shet armë apo materie plasëse, dënohet me gjobë deri 7.500 euro dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy