Arrestohet një person në Fushë Kosovë, kërcënoi gruan – i konfiskohet pistoleta me 47 fishekë

by Nexhat

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur një qytetare e cila ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas hetimeve të ndërmarra nga njësia e hetimeve në Ferizaj, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 47 fishekë.

banner

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar nga ana e policisë si “mbajtje e paautorizuar e armës” dhe “dhunë në familje”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy