Ekskluzive: Kurti i kthen përgjigje pozitive Osmanit

by Nexhat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje pozitive presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për takimin e 15 majit.

Kështu mëson Klankosova.tv përmes burimeve të saja.

banner

Ndërkaq, dje “PO” i shefes së shtetit i thanë edhe liderët e tjerë të partive, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj,

Takimi i thirrur nga presidentja vjen si përpjekje për ta zhbllokuar situatën politike në Kuvendin e Kosovës.

Të premten, me fillim nga ora 13:00, Osmani do të ketë takim me partitë shumicë, kurse me fillim nga ora 15:00 me partitë nga komunitetet joshumicë.

Derisa edhe sot për herën e 15-të ka dështuar konstituuimi i Parlamentit,

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të nisë në orën 10:30.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy