Veteranët janë duke protestuar kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, para hotelit Four Point by Sheraton në lagjen Marigona, aty ku po qëndron ajo.
Gazetarët e T7 kanë siguruar pamje nga momenti kur veteranët kanë ndezur tymuese përballë hyrjes së hotelit.
Përveç protestueseve, aty shihen edhe një numër i policëve.
Në një moment, nga veteranët tentohet që tymuesja të hidhet brenda hotelit, por diçka e tillë nuk ndodh, derisa dikush dëgjohet duke thënë ”gjuaje jashtë”.
Ndryshe, veteranët kanë shprehur pakënaqësi rreth vizitës së Trendafiloves duke e kundërshtuar atë