Gruaja e raporton burrin për kërcënim dhe ofendim- Policia ia konfiskon një armë atij, e liron në procedurë të rregullt

by Nexhat

Policia ka njoftuar se më 11 maj një grua në stacionin policor në Fushë Kosovë ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj.

Sot nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 47 fishekë.

banner

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Mbajtje e paautorizuar e armës dhe dhunë në familje

Më datë 11.05.2025, rreth orës 23:00, në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur një qytetare kosovare, e cila ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga bashkëshorti i saj. Pas hetimeve të ndërmarra nga njësia për hetime në Ferizaj, më 13.05.2025 është konfiskuar nga i dyshuari një armë zjarri (pistoletë) me 47 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy