Haradinaj: Propozimi i Bogujevcit ose Selimit për kryeparlamentare është rrugëdalja nga bllokada

by Nexhat

Deputeti i betuar nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se propozimi Bogujevcit ose Selimit për kryeparlamentare nga ana e VV është rrugëdalja nga bllokada.

“unë personalisht nuk kam asnjë gjë personale me Albulena Haxhiun, por duket që edhe ne qeverisjen e ka pas një qëndrim më radikal akuzues për opozitën. Shihet që është një mllef i theksum te deputetët e ish-opozitës”

banner

“Ne e kemi thënë që zgjidhja më e mirë, me mireëkuptim ishte që në rast se e zgjidhni Shqipe Selimin ose Saranda Bogujevcin, vota ime është për”, vijoi tutje ai.

Ai tha se këta emra i kanë për shkak të situatave, Shqipja si gruaja e Rexhep Selimit, që sipas tij “obligohen moralisht” për ta votuar.

Ndërsa, për Bogujevcin tha se ka një histori të dhimbshme dhe nuk ka pas ndonjë qëndrim radikal ndaj parive opozitare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy