“Indeksi nuk ka si të dalë mirë – ‘Masakra’ që e bën VV-ja, sulmet online”, Flutura Kusari flet për arsyet e renditjes në indeksin e Lirisë së Medias

by Nexhat

Juristja për media, Flutura Kusari ka folur për renditjen e Kosovës në indeksin e Lirisë së Medias, e cila thotë se ka shumë indikatorë që ndikojnë në një renditje kaq të ulët.

Kusari në emisionin Pressing në T7 tha se një nga indikatorët është edhe ai politik, ku përmend  sulmet që bëhen ndaj mediave dhe gazetarëve.

banner

“Indikatorët, si politik, faktori ekonomik dhe siguria e gazetarëve, secila përgjatë vitit 2024, ka kulmu,  në secilën ka veprime që kanë ardh drejtpërsëdrejti, ose nga Zyra e Kryeministrit, ose nga Qeveria, ose nga Parlamenti ose nga VV, që konsiderohen sulme sipas këtyre indikatorëve”.

Ajo thekson se draft ligji për KPM ka qenë jokushtetues, duke shtuar se asnjë lider në rajon nuk ka guxuar të aprovojë një ligj jokushtetues.

“Raporti flet për 2024, ku organizatat ndërkombëtare kanë konsideru që draft ligji për KPM ka qenë jokushtetues, nuk kemi pas vendim, tash imagjino cka kanë me thon raportet për 2025. Në rajon nuk mbaj në mend, që naj lider i rajonit ka guxu me shku qaq larg sa me aprovu një ligj jokushtetues.

Indeksi nuk ka si të dalë mirë, nëse kërkush në rajon nuk ka guxu..”.

Tutje, Kusari thotë se “Sulmet janë të natyrës së ndryshme, janë online që të masakrën që e bën VV, pra nëse nuk pajtohesh me ta, prit që ki me u masakru online”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy