Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se në katër muajt e fundit është prishur bilanci tregtar në krahasim me vitin e kaluar.
“Tani kemi vetëm 12% që e mbulojmë importin me eksport. Importi ka kaluar mbi 2 miliardë euro, ndërsa eksporti është vetëm 25 milionë. Nëse vazhdojmë me këtë vendim për t’i nxjerrë bizneset në treg të lirë, eksporti do të bjerë”, tha ai.
“Por edhe tendenca e inflacionit në Kosovë është e madhe, jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e BE-së. Në Kosovë, ndërsa vitin e kaluar e kemi mbyllur me 1.4%, tani kemi arritur në 2%. Tendenca është që të rritet akoma, dhe kjo mund të çojë në rënien e standardit jetësor në Kosovë”, tha Rafuna në rtv21.