Të enjten, më 15 maj, liderët e partive politike do të ulen bashkarisht në tavolinë për ta diskutuar një zgjidhje për daljen nga kriza politike që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.
Vendi do të jetë Zyra e Presidentës, ku shefja e shtetit Vjosa Osmani, i ka ftuar ata në takim në funksion të tejkalimit të situatës.
Përgjigje pozitive, Osmani mori nga të gjithë.
Mbetet të shihet, se çka do të ndodh pas takimit me presidenten.
Për opinionistin, Avni Arifi, kjo iniciativë e të parës së shtetit është për t’u vlerësuar.
“Çdo iniciativë për zhbllokim dhe krijim të institucioneve duhet të përshëndetet. Kjo mënyrë duket të jetë e vetmja shpresë se mund të ketë rrugëdalje. Po nga ky takim të paktën do të kemi më”, deklaroi Arifi
Arifi tutje deklaroi se është vështirë të prognozohet nëse do të ketë ndonjë rezultat pas takimit me presidenten.
“Shumë e vështirë të prognozohet diçka duke marrë parasysh se palët kanë qëndrime krejt të kundërta në kuptim të interpretimit të Kushtetutës. Megjithatë, shpresa ekziston se partia më e madhe do të marrë përgjegjësinë që i takon ose të lëshoj rrugë”, theksoi ai për Klankosova.tv.
Ndërkaq, sot as për herën e 15-të nuk u konstituua Kuvendi i Kosovës.
Emri i Albulena Haxhiu, assesi të kalojë prej subjekteve politike që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, duke deklaruar se s’kanë votë për Haxhiun që po e konsiderojnë si përçarëse.
Madje, i kërkon liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që ta ndërrojë propozimin.
Për të 16-tën herë do të tentohet të bëhet diçka të enjten e 15 majit, prej orës 10:00.
Vazhdimi i seancës do të mbahet fiks, tri orë para se të ndodh takimin në Presidencë.
Kjo seancë vështirë se do të prodhojë ndonjë rezultat të ri, bazuar në pozicionimin stoik të palëve.
E mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje pas takimit me shefen e shtetit