Jeta e Madonës po shndërrohet në një serial televiziv, ylli i pop-it lajmëron bashkëpunimin e ri

by Nexhat

Madonna po bashkëpunon me Netflix për të sjellë jetën dhe karrierën e saj ikonike në ekranin e vogël. Sipas medias amerikane një miniserial biografik është në fazat e hershme të zhvillimit në platformë

Në krye të prodhimit ekzekutiv, përveç yllit 66-vjeçar, do të jetë edhe Sean Levy përmes kompanisë së tij, 21 Laps, e cila ka një marrëveshje ekskluzive me Netflix

banner

Ky projekt i ri nuk është i lidhur me filmin biografik të Madonnës, i cili ishte njoftuar më parë nga Universal, ku fituesja tre herë e çmimit Emmy, Julia Garner, do të luajë rolin kryesor.

Megjithatë, sipas raportit, ylli mbetet zgjedhja e preferuar për serialin ambicioz. Varet vetëm nëse do të jetë e disponueshme, pasi ajo ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje zyrtare. Vërehet se aktorja e famshme do të luajë në një mini-serial të ri në platformë, i cili do të trajtojë rënien e bursës së kriptomonedhave FTX. Ky do të jetë bashkëpunimi i saj i tretë me Netflix, pas pjesëmarrjeve të saj të suksesshme në “Inventing Anna” dhe “Ozark”.

“Mbretëresha e Popit”, si këngëtarja me albumet më të shitura në mbarë botën, me 400 milionë disqe të shitura, Madonna mban një vend emblematik në historinë e muzikës. Hyrja e saj në Sallën e Famës së Rock and Roll-it në vitin 2008 vulosi ndikimin e saj të jashtëzakonshëm.

Dua të sjell në ekran udhëtimin e pabesueshëm që jeta më ka ofruar si artiste, si muzikante, si balerinë  si qenie njerëzore, që u përpoq të gjente rrugën e saj në botë”, kishte deklaruar këngëtarja e famshme kur filmi u njoftua nga Universal në vitin 2020.

Megjithatë, në fillim të vitit 2023, prodhimi u ngri për shkak të “Celebration Tour” që ajo mbajti për të festuar 40 vjet të karrierës së saj legjendare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy