Ka deputetë të LDK-së që s’e votojnë një qeveri të opozitës, thotë Bajrami

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se opozita nuk i ka votat për të formuar një qeveri.

“Ne e dimë se nuk i kemi votat për qeverinë. Zonja Rexhepi ka deklaruar se nuk voton një qeveri tjetër, po ashtu edhe Elbert Krasniqi disa herë”, ka theksuar Bajrami në  Debat Plus.

banner

Ajo ka shtuar se ka edhe deputetë brenda grupit të LDK-së që kanë shprehur hapur se nuk mbështesin formimin e një qeverie të opozitës.

“Ne kemi deputet në grupin që kanë deklaruar se nuk i kemi votat. Po, kemi [deputet që nuk e votojnë një qeveri të opozitës], po e saktë…Pjesa dërrmuese e tyre na thonë që nuk duan të na shohin në një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy