Kryeministri kroat Plenković uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Tiranës të premten

by Nexhat

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Në një postim në rrjetet sociale, Plenković shprehu vlerësimin për rezultatin dhe entuziazmin për takimin e afërt në Tiranë

banner

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare,” shkroi Plenković. “Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten.”

Kreu i qeverisë kroate është një nga liderët europianë që do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet për herë të parë në Tiranë.

Pak më herët, kryeministri Rama mori gjithashtu urime nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila theksoi vullnetin për të thelluar bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në sfidat e përbashkëta europiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy