27
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku do të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të, njofton zyra e tij.
Në kuadër të saj, sonte në mbrëmje ai është ftuar në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski, thuhet në njoftim.