Po numërohen kutitë e fundit, PS merr mandatin e katërt qeverisës. Socialistët në Parlament me 83 deputetë, PD 50 dhe “të vegjlit” 7

by Nexhat

Kur janë numëruar 5190 kuti nga 5225 në total në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.2 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 763 708 vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.2% ose 497 531 vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament

Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7%, duke marrë 54766 vota dhe një mandat në Kuvend

banner

PSD ka siguruar 47915 vota ose 3.4%.

Mundësia numëron deri tani 44799 vota ose 3%, Lëvizja Bashkë me 21733 vota ose 1.5%. Koalicioni Euroatlantik ka marrë 19 520 vota ose 1.3%.

Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 35 kuti, PS ka siguruar 83 deputetë në Kuvendin e ardhshëm, PD 50, PSD 3, Mundësia 2, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy