Rama shkon në selinë e PS, refuzon të komentojë rezultatin: Të mbarojë njëherë

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish këtë të martë në selinë qendrore të Partisë Socialiste, teksa procesi i numërimit të votave vijon drejt përmbylljes.

I pyetur nga gazetarët për një prononcim mbi ecurinë e zgjedhjeve, Rama ka refuzuar të japë një koment, duke u shprehur shkurtimisht:
“Të mbarojnë njëherë zgjedhjet, pastaj.”

banner

Burime të brendshme bëjnë me dije se Kryeministri pritet të japë një intervistë për një media ndërkombëtare turke, ndërsa një dalje publike për mediat shqiptare pritet vetëm pasi të jetë përfunduar zyrtarisht numërimi i votave në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave më të fundit, janë numëruar 4,967 nga 5,225 qendra votimi, që përbëjnë rreth 95% të totalit. Partia Socialiste kryeson me 52.06% të votave, që përkthehen aktualisht në 82 mandate.

Në vend të dytë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 34.5%, që i sigurojnë 52 mandate deri në këtë moment.

Rezultatet deri tani (vota dhe përqindje):

  • Partia Socialiste (PS) – 688,284 vota (52.06%)
  • PD-ASHM – 456,130 vota (34.50%)
  • Partia Mundësia – 38,947 vota (2.95%)
  • PSD – 45,757 vota (3.46%)
  • Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 46,304 vota (3.50%)
  • Lëvizja Bashkë – 18,274 vota (1.38%)
  • KEA – 17,844 vota (1.35%)
  • Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,151 vota (0.39%)
  • Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,501 vota (0.19%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 1,925 vota (0.15%)
  • Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 932 vota (0.07%)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy