11 
Ylli kosovar Xherdan Shaqiri është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në kampionatin elitar të Zvicrës.
Swiss Football League ka shkruar se ky ndoshta ishte vendimi më i lehtë i gjithë sezonit, transmeton Klankosova.tv.
Kjo pasi që nga rikthimi i XS te skuadra e Bazelit, sulmuesi ka shkëlqyer gjatë edicionit.
Shaqiri ka përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës, duke arritur ta rikthejë ekipin te titulli kampion pas tetë vitesh.
