Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

by Nexhat

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren- Morinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Express se një person ka vdekur.

banner

“Sot me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit VË Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes.  Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku Mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj.”

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Policisë dhe prokurori kujdestar.

“Në vend të ngjarjes ka dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori Kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion. Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raporteve. Kërkojmë vigjilence nga pjesëmarrësit ne trafik dhe respektim te rregullave ne mënyrë qe te shmangen rastet e tilla tragjike.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy