Dokumentet e BE’së, Kosova edhe me asterisk edhe me një 2’sh përpara

by Nexhat

Kosova është shenjëzuar me “2” në një dokument të Bashkimit Europian ku njoftohet agjenda e samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet të premten më 16 maj në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Zakonisht Kosova prezantohet me fusnotë (*) nëpër dokumentet e BE-së, e cila përdorët për të përfshirë Rezolutën 12 44, si dhe mendimin e GJND-së për  Deklaratën e Pavarësisë. Kështu kishte ndodhur vitin e kaluar kur një takim i Komunitetit Politik Europian ishte mbajtur në Hungari.

banner

Sidoqoftë, ndryshe nga herët e zakonshme, Kosova në këtë agjendë shfaqet me numrin 2, ndërsa shpjegimi në fund të faqes është i njëjtë: “Ky përcaktim është pa paragjykim për pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së”.

Por, me një njoftim tjetër për këtë samit të sivjetshëm, BE në faqen e saj zyrtare ka përdorë asteriskin në prezantimin e Kosovës për shtetet pjesëmarrëse.

E bashkorganizuar nga presidenti i Këshillit Europian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, samiti i Komunitetit Politik Europian do të bashkojë liderë nga e gjithë Europa.

Motoja e takimit është “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Kosovën në këtë samit e përfaqëson presidentja e vendit, Vjosa Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy