17
Instituti GAP ka publikuar një infografikë ku tregohen dallimet në pagën mesatare ndërmjet sektorëve në Kosovë, sipas gjinisë. Të dhënat janë të vitit 2024.
Në administrim publik dhe mbrojtje, burrat paguhen mesatarisht 607 euro, teksa gratë 508.
Në akomodim dhe shërbim ushqimor, paga është e njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat.
Tek aktivitetet e patundshmërisë, burrat paguhen 200 euro më shumë se gratë. Burrat marrin mesatarisht 630 euro, teksa gratë 430 euro.