Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Zemra na rreh një, lidhja është e përjetshme

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet e fundit dhe ka theksuar lidhjen e pandashme mes dy vendeve, duke përkujtuar rolin e shtetit shqiptar në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka vlerësuar se Shqipëria ka qenë pranë Kosovës që nga celulat e para të çlirimit dhe vazhdon të jetë udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët.

banner

“Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot. Lidhja jonë vëllazërore e gjakut, e gjuhës dhe e aspiratave të përbashkëta është e përjetshme,” ka shkruar ai.

Haradinaj uroi legjislaturën e re që do të dalë nga këto zgjedhje, pavarësisht kahjeve politike.

“Duke ju uruar sukses në këtë mandat, ne presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese, e po ashtu të konsolidojë e avancojë interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë,” shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy